20.5 C
Tirana

Kremlini: Nuk jemi të informuar për një raund të ri të mundshëm të bisedimeve Rusi-Ukrainë

Më datë:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se ata nuk janë të informuar për një raund të ri të mundshëm të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përditshme për media në Moskë, Peskov tha se nëse planifikohet një takim i ri i negociatorëve rusë dhe ukrainasë, Bjellorusia do të ishte një platformë ideale për të vazhduar bisedimet.

Peskov mohoi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ai përsëriti se Putin ka një kusht të qartë për një takim të tillë, përkatësisht një draft të një traktati të paqes të rënë dakord nga palët dhe gati për t’u nënshkruar nga krerët e shteteve.

“Presidenti asnjëherë nuk e ka refuzuar një takim të tillë, por duhet të përgatiten kushte të përshtatshme, përkatësisht teksti i dokumentit”, u shpreh ai.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është pritur me dënime ndërkombëtare, me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian (BE) që po zbatojnë një sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.932 civilë janë vrarë dhe rreth 2.600 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, megjithatë shifra e vërtetë dyshohet se është shumë më e lartë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4,6 milionë ukrainasë kanë ikur jashtë vendit, ndërkohë mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...