Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Zbulohet komploti i ekstremistëve të djathtë në Gjermani, do rrëzonin pushtetin me “luftë civile”

Më datë:

Policia në landin Rheinland-Pfalz njoftoi se ka zbuluar një chat-grup ekstremistësh të djathtë që planifikonte sulme me bomba ndaj rrjetit energjetik në Gjermani. Hetuesit thanë grupi ekstremist synonte që përmes sulmesh me bomba në mbarë Gjermaninë të rrëzonin pushtetin demokratik në vend. foto galeri Ata shpresonin se përmes sulmit ndaj infrastrukturës energjetike të Gjermanisë mund të krijonin një situatë “të ngjashme me luftën civile” për të rrëzuar sistemin e qeverisjes së vendit.

Organet e Policisë Kriminale të landit (LKA) me seli në Mainz thanë se individët që planifikonin sulme me bomba ndaj infrastrukturës energjetike të Gjermanisë i përkasin një grupi që e quante veten “Vereinte Patrioten” (Patriotët e Bashkuar).foto galeri

Grupi synonte që me sulmin ndaj ndaj infrastrukturës energjetike në vend do të shkaktohej një ndërprerje e vazhdueshme e energjisë, gjë që mund të krijonte një situatë të ngjashme me një “luftë civile”. Kjo situatë do të mundësonte më pas rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në Gjermani dhe si pasojë edhe të sistemit të saj demokratik.foto galeri

LKA njoftoi se në gjithë Gjermaninë ishin kryer bastisje kundër anëtarëve të grupit për shkak të planeve të tyre për të vendosur bomba si dhe për të ushtruar aktivitete të tjera të dhunshme.

foto galeri Arrestimet e erdhën vetëm një javë pas një operacioni masiv mbarëkombëtar të policisë gjermane, i cili çoi në arrestimin e katër individëve kyç. Rreth 800 policë bastisën 60 lokale dhe banesa personash që kanë lidhje me grupet neo-naziste “Atomwaffen Division” (AWD), “Combat 18” (C18) dhe “Knockout 51” (K51). /DW

 

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me fëmijë në Durrës, ndalohet shoferi 57-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në...

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...