4.5 C
Tirana

Itali, rritet në shtatë numri i vdekjeve nga koronavirusi

Më datë:

Numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi është rritur në shtatë, njoftuan mediat lokale (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, rreth 229 persona janë infektuar me virusin vdekjeprurës, i njohur zyrtarisht si Covid-19.

Rajoni më i goditur është Lombardia në veri të Italisë, me 173 raste dhe gjashtë vdekje të raportuara, ndërsa 33 raste dhe një vdekje janë raportuar në rajonin verilindor të Veneto.

Përveç kësaj, një mjek nga Lombardia u diagnostikua me koronavirus në Ishujt Kanarie gjatë pushimeve të tij atje.

Ministrat e shëndetësisë nga Italia, Sllovenia, Franca, Austria, Gjermania dhe Zvicra pritet të takohen në Romë të martën për të diskutuar mbi koronavirusin.

Jashtë Kinës, koronavirusi është përhapur në më shumë se 25 vende të tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën, Rusinë, Iranin, Singaporin dhe Indinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...