Furgoni me 64 emigrantë të paligjshëm nuk i bindet policisë, pas ndjekjes arrestohet shoferi. Në kërkim bashkëpunëtorët

Më datë:

Një i ri, i identifikuar si Egzon Isufi, banues në Kosovë është kapur nga policia e Gjirokastrës teksa po transportonte 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Në afërsi të fshatit Dervician, Gjirokastër, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, i kanë bërë shenjë ndalimi furgonit që po drejtohej nga i riu, i cili nuk i është bindur, por është larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin.

Pas disa minutash ndjekje, drejtuesi i mjetit, është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij të identifikuar si F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular dhe 3.400 euro.

Operacioni policor i koduar “Road Guard 14” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Seksionin Operacional.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...