Njohja e patentave shqiptare, Rama nga Gjermania: Inspektorët ndryshuan mendim kur erdhën në Shqipëri

Më datë:

Gjermania prej pak kohësh ka njohur patentat shqiptare dhe konvertimi i një leje drejtimi do të bëhet pa provime shtesë.

Kjo u miratua në Berlin, nga Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.

I pranishëm në Berlin, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjermanët në fillim kishin rezerva për nismën, por pasi inspektorët erdhën në Shqipëri dhe panë nga afër dhënien e patentave, ndryshuan opinion duke miratuar kështu njohjen e lejeve të drejtimit shqiptarëve.

“Të gjithë shqiptarët që banojnë këtu apo do kalojnë, do kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht.

Por është edhe transformim i mirë në Shqipëri se njohja ka besueshmërinë e nxjerrjes së një patente në Shqipëri.

Dikur ishte shumë skeptike. Por kur inspektorët erdhën në Tiranë dhe panë transformimin u bindën.

Kemi marrë komplimente se kemi krijuar sistem modern.

Në këtë aspekt njohja e patentave është certifikatë e rëndësishme për shtet funksionim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...