Zgjedhjet vendore, Ilirjan Celibashi: Data nuk është larg, partitë të nisin punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Më datë:

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi bën me dije se partitë politikë u dakordësuan për krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për Reformën Zgjedhore, teksa bëri thirrje që të nisë puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Në një mesazh drejtuar partive politike, kryekomisioneri ka njoftuar dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Celibashi bën me dije se data e parë e mundshme është 16 prill 2023 dhe data e fundit, 14 maj 2023.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.
Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...