Murati iu bën thirrje punëdhënësve të sektorit privat që t’i rrisin pagat e punëtorëve

Më datë:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga muaji prill pensionistët, personat në skema sociale dhe punëtorët e sektorit privat do të marrin shtesën prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës.

“Për studentët dhe punëtorët e sektorit privat gjatë ditëve në vijim, do të hapim procesin e aplikimit, meqenëse për ata nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare, na duhet të merren të dhënat. Në mënyrë që të mundësohet edhe transferimi”,ka thënë Murati.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se për t’u përmbushur këto duhet të ndryshojnë disa ligje.

“Fillimisht na duhet ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Botërore për mbështetjen, zgjerimin dhe reformimin e skemave të asistencës sociale. Ligji për Pagën minimale që do të prezentohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë edhe Ligji për Rishikimin e Buxhetit, që na mundëson që të kemi këto mbështetje shtesë në kuadër të pakos”.

Murati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve të sektorit privat që të rrisin pagat e punëtorëve, pasi sipas tij, Qeveria është duke i ndihmuar.

“Ftoj punëdhënësit për rritje të pagave, pasi nga ana e Qeverisë po ofrohet një mbështetje shtesë e në anën tjetër do të ishte mirë që edhe nga sektori privat të rriten pagat.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...