Nuk ka raste me koronavirus në Kosovë, pacientja e dyshuar rezultoi negative

Më datë:

Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi kinez koronavirusi, raporton Express .

U dyshua se një grua e rreth të 30’tave e disa u kthye në Kosovë pas disa ditë pushime në Itali. Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive.

Por në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë rezultuar negative.

Sipas IKSHP’së, pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin

“SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV”, deklarojnë nga IKSHP.

Sipas tyre ekipet po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.

Ndërkohë, komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...