8.5 C
Tirana

Situata pandemike në vend, Racacolli tregon masat anti Covid që ndryshojnë

Më datë:

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të premte ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku  ka dhënë detaje në lidhje me masat e ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se e vetmja masë që do të ndryshojë është ajo e kufizimit për grumbullimin e 50 personave në aktivitete të ndryshme kulturore.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se do të vijojnë të jenë në fuqi të gjithë masat për udhëtarët që futen në Shqipëri dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë që infektohen me Covid, për protokollin që ato duhet të ndjekin.

“Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve. Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.

Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen dhe të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.

Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar. Gjithashtu mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.

Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19″, ka thënë ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...