Filipçe: Tre fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit

Më datë:

Tre fëmijë humbën jetën ndërsa 7 janë lënduar nga të cilët 4 janë në rrezik për jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Romanovcë të Kumanovës, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe (AA).

Ministri Filipçe vizitoi të lënduarit e shtruar në Spitalin e Klinikës së Anestezisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Intensiv (KARIL) në Shkup dhe informoi se gjithsej shtatë pacientë janë shtruar në spital.

“Janë pranuar gjithsej shtatë pacientë me djegie nga një incident i shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Romanovcë të Kumanovës. Katër janë vendosur këtu në Qendrën Klinike dhe tre në Spitalin e vjetër të qytetit”, tha ministri Filipçe.

Sipas tij, nga tre pacientët në Spitalin e vjetër të Qytetit në Shkup, një grua në të 40-tat është në Repartin e Kujdesit Intensiv, një grua e re në të 20-at e saj që është shtatzënë si dhe një fëmijë që ka një përqindje të vogël të djegieve.

“Nga shtatë pacientët, katër kanë shkallë të lartë të djegies dhe janë në rrezik për jetën. Fatkeqësisht kemi informacione se tre fëmijë kanë vdekur në vendngjarje. Ne jemi duke marrë të gjitha masat e kujdesit intensiv”, tha ministri Filipçe.

Ai shtoi se në Spitalin e vjetër të qytetit në Shkup ka filluar një ndërhyrje kirurgjikale për të trajtuar plagët e një fëmije të shtruar në spital, duke theksuar se do të ndiqet situata nga ekspertët e kirurgjisë plastike dhe anesteziologët.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm njoftoi se në Romanovcë të Kumanovës, nga shpërthimi i bombolës së gazit ka ardhur deri tek një zjarr në të cilin tre të mitur të moshës 8, 9 dhe 11 vjeç humbën jetën në vendngjarje ndërsa 6 të tjerë u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku u konstatuan lëndime të rënda trupore, por për shkak të seriozitetit të plagëve u transferuan në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Lidhur me rastin në fjalë është informuar prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB Kumanovë, të cilët janë në terren për të vërtetuar arsyet e fatkeqësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...