Trump për vizitë në Indi: SHBA bashkëpunon me Pakistanin kundër terrorizmit

Më datë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, deklaroi se administrata e tij në mënyrë “shumë pozitive” bashkëpunon me autoritetet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit (AA).

Trump u adresua në tubimin prej mbi 100.000 personave në stadiumin në Ahmedabad, kryeqytetin e krahinës Gujarat.

“SHBA-të dhe India janë të vendosura në luftën kundër terroristëve dhe ideologjisë së tyre. Andaj administrata ime që nga fillimi shumë pozitive bashkëpunon edhe me Pakistanin me qëllim që të shkatërrojmë organizatat terroriste në kufi”, tha Trump.

“Marrëdhëniet me Pakistanin janë marrëdhënie shumë të mira”, nënvizoi ai.

“Falë këtyre përpjekjeve, kemi filluar të shohim përparim me Pakistanin. Jemi shpresëdhënës për uljen e tensioneve dhe stabilitet më të madh për të ardhmen me harmoni, për të gjithë kombet e Azisë Jugore” u tha ai turmës, menjëherë pas mbërritjes në Indi.

Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump, vajzën Ivanka Trump dhe dhëndrin Jared Kushner arritën sot në qytetin indian Ahmedabad në takimin e tyre të parë për një vizite zyrtare dy ditore. Ata u mirëpritën nga kryeministri i Indisë, Narendra Modi, pasi të dy drejtuesit mbajtën fjalime në stadium.

Presidenti amerikan po ashtu theksoi marrëdhëniet “e përhershme” midis Washingtonit dhe New Delhit, pasi theksoi bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

“Derisa ne vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë mbrojtës, Shtetet e Bashkuara shpresojnë të sigurojnë Indinë me disa nga pajisjet më të mira dhe më të frikshme ushtarake në planet”, u shpreh ai.

Ai po ashtu theksoi se të martën do të nënshkruajnë “marrëveshje për shitjen” e pajisjeve mbrojtëse Indisë prej mbi 3 miliard dollarë.

Duke paralajmëruar edhe vazhdimin e negociatave për forcimin e shkëmbimit tregtar dhe rritjen e investimeve, Trump tha se kryeministri indian Modi është negociues i vështirë.

Trump dhe Melania vizituan Sabarmati Asham, rezidencën ku Mahatma Gandhi jetoi për 18 vjet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...