12.5 C
Tirana

Gjiknuri flet për dorëheqjen e Bashës: Në dukje akti i parë fisnik i një humbësi kronik. Ata kanë probleme me veten e tyre

Më datë:

Damian Gjiknuri tha se në dukje ky është akti i parë fisnik i një humbësi kronik, një veprim të cilin duhet ta kishte bërë me kohë.

“Dorëheqja e Lulzim Bashës në dukje është akti i parë fisnik i një humbësi kronik do ta quaja që duhet ta kishte bërë me kohë, megjithatë ne si PS nuk është se kemi vëmendjen se çfarë po zhvillohet në PD, por njëkohësisht unë e kam thënë dhe më parë që PD apo opozita shqiptare ka hyrë në një cikël të vështirë shkërmoqje me shumë flukse.

Për disa njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fillimi i fundit të këtij procesi, por mund të jetë dhe fundi i fillimit të shkërmoqjes, këtë do ta shohim, mendoj që mund të jetë më shumë kjo e dyta.

Megjithatë ne jemi duke parë zhvillimet në PD, por vëmendjen e kemi tek qytetarët shqiptarë, tek problemet që ka vendi. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj, edhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë, por gjithsesi ata kanë probleme me veten e tyre.

Ne jemi këtu që të komunikojmë me qytetarët shqiptarë, të ndihmojmë qytetarët shqiptarë, qeveria, maxhoranca, për të përballuar të gjitha këto vështirësi që i kanë shkaktuar ngjarjet ndërkombëtare”, tha Gjiknuri.

Ai deklaroi më tej se riformatimi i tyre do kërkojë kohë, do ta ketë shumë të vështirë besoj, megjithatë koha do ta tregojë. “Ne i presim në komisionet përkatëse që ata vetë i kërkuan, në çdo kohë që ata janë të gatshëm. Ne urojmë që ata ta gjejnë veten, por vendi nuk do të mbahet peng nga shthurja e tyre”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...