6.5 C
Tirana

Greqia miraton paketën e ndihmës sociale/ 1.1 miliardë € për familjet me pak të ardhura, ulje taksash e çmimesh, subvencion për fermerët

Më datë:

Greqia miraton paketën e rezistencës sociale 1.1 miliard euro për 3.2 milionë qytetarë të saj.

Me këtë paketë, shuma e masave sociale për vitin 2022 në Greqi arrin në 2 miliardë euro.

Kryeministri grek Mitsotakis tha se masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e vitit.

Paketa përfshin masa me afat 3 mujor, prill, maj dhe qershor.

“Nuk do lejoj që për t’u dukur i mirë përkohësisht, të rrezikoj ecurinë e zhvillimit të ekonomisë së vendit”- tha Mitsotakis, duke u përgjigjur kritikave të forta opozitës për mbështetjen me “thërrime” në kohë të egra.

Përveç 2 asistencave, masat për përballimin e situatës parashikojnë ulje të taksave, bllokim të taksës së pasurisë të palëvizshme, si dhe subvencionet për bujqësinë, sektor që është goditur javët e fundit.

Konkretisht, individë dhe familje me të ardhura deri në 30.000 euro në vit, do të përfitojnë ulje të karburantit, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje.

Asistencën e shtrenjtësisë 200-300 euro llogaritet ta marrin 1.4 milionë familje, masa që do të zbatohen nga muaji prill.

Ndërkohë ministri i Financave dhe ai i Zhvillimit Bujqësor në Greqi paraqitën raportin, për subvencionimin e 180 litrave benzinë për 3 muajt e ardhshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar...

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Draft-konkluzionet e BE-së për Zgjerim: Kosovës i kërkohet Asociacioni, reforma, përparim në dialog…

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton...

Dy lokale ishin kthyer në ambient të lojërave të fatit, tre të arrestuar, nën hetim i mituri që po vinte baste

Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit...