15.5 C
Tirana

Mashtrim përmes call-centerave, disa të arrestuar nga SPAK, si i joshnin të huajt të investonin në bursë

Më datë:

SPAK ka arrestuar dje disa persona për vjedhje përmes mashtrimit në kuadër të grupit kriminal në lidhje me call centerat. Hetimi i nisur që në 2021, është finalizuar dje me operacionin e koduar “Nine”

Administratorët e 9 subjekteve call center, janë proceduar penalisht për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.

Thuajse të gjithë të arrestuarit për mashtrime të tilla kompjuterike, janë liruar nga gjykatat, ndërsa pre e këtyre mashtrimeve bien kryesisht të moshuar nga vendet e Europës Perëndimore. Në nëntor të vitit të shkuar, Policia e Shkodrës arrestoi 8 persona, përfshirë edhe pronarin polak të kompanisë, i cili bashkë me bashkëjetuesen e tij nga Shkodra, ngriti skemën e mashtrimit. Pasi u vendos në qytetin verior, polaku punësoi disa të rinj, duke filluar aktivitetin e tij në vitin 2020. Gjatë kësaj periudhe, puna vijoi normalisht ku kryesisht gjermanë dhe spanjollë telefonoheshin nga punonjësit e këtij “call center”-i, të cilët i prezantoheshin si përfaqësues të brokerave të ndryshëm me vendndodhje në BE dhe iu thuhej se, nëse investonin sipas këshillave të tyre, do të bëheshin të pasur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...