“Të gjithë e kanë parë se si non grata…”, PD: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën!

Më datë:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, iu bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj tha se kush voton “partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI ENKELEJD ALIBEAJ

Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.
Shkodranët e dinë se cfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës.
Prandaj shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.
Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e rradhës me Ramën.
Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do ti nenshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit.
Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:
Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin!
Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!
Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...

Përplasja Burgija-Berisha: akuza për lidhje me Ramën dhe refuzimi i kryedemokratit

https://www.youtube.com/live/3LasjVxkytw?si=O2LtCrPJR2KKHh6q&t=376 Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës,...