22.5 C
Tirana

Nën akuzë për fshehje pasurie, SPAK merr në pyetje gjyqtarin e pezulluar nga KPA

Më datë:

Pasi u pezullua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, gjyqtari Ardian Hajdari është paraqitur sot në SPAK, ku është marrë edhe si i pandehur.

Raportohet se gjyqtari është paraqitur në prokurorinw e posacme mesditën e sotme, ku është marrë në pyetje.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit, i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.

Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer në aplikimet e tyre për t’u zgjedhur anëtarë të KPA-së përmes “falsifikimit të dokumenteve”.

Hajdari u akuzua për deklaratën se kishte një eksperiencë 17 vjeçare si avokat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha i drejtohet Terheș: “Shqipëria nën narkoshtet, opozita po shtypet”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim...

 Meloni: Miratimi i reformës në drejtësi një moment historik

Kryeministrja italiane, Giogia Meloni e konsideroi një moment historik...

“Ndalo!”/ 39-vjeçari në Lezhë s’i bindet urdhrit të policit, por e godet me grusht, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e...

Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën dhe Ministrin e Jashtëm: Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...