15.5 C
Tirana

Kura me Kamomil dhe Sodë kundër Sinozitit dhe Hundëve të Bllokuara

Më datë:

Kamomili është një prej bimëve mjekësore më të lashta në glob.

Kjo lule që i përngjason diellit, është ndër më të përdourat dhe më të studiuarat nga mjekësia moderne.

Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri.

Ai kombinohet me qumësht apo me pak mjaltë, dhe arrin të falë qetësi mendore dhe shpirtërore.

Përveç tyre, kamomili rekomandohet kundër stresit, për imunitet të fortë dhe për rrugët e frymëmarrjes.

Studime të ndryshme tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni kamomilin në një kurë të thjeshtë por efikase kundër sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe  sinozitit.

Përbërësit:

1 lugë gjelle me lule të thata kamomilit

Gjysë luge çaji me kripë

Gjysëm luge çaji me sodë buke

Ujë të zier.

Përdorimi:

Hidhini lulet e kamomilit në një tenxhere me ujin e zier dhe mbajini për 15 minuta.

Më pas kullojeni ujin dhe hiqni çdo grimcë të kamomilit.

Shtoni kripën dhe sodën e bukës dhe përziejini mirë deri sa të treten.

Lëreni tretësirën të ftohet dhe më pas përdoreni me një pikatore për të shpëlarë hundët dhe shpërbërë sekrecionet që i bllokojnë ato.

Kamomili është efikas edhe në zbutjen e simptomave të të ftohurës.

Studimet shkencore kanë treguar se nuhatja e avullit të lëshuar nga kamomili i zier ka efekt qetësues të simptomave të infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Ky efikasitet i atribuohet substancave përbërëse të kësaj bime mjekësore që luftojnë inflamacionin.

Kamomili është gjithashtu i mirë për forcimin e imunitetit.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, pirja e rregullt e çajit të kamomilit e pajis organizmin me substanca antibakteriale.

Sipas shkencëtarëve, këto substanca e bëjnë kamomilin të nevojshëm në periudhat e të ftohurit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...