13.5 C
Tirana

Regjimi i Assadit përgatitet që të fajësojë Turqinë duke bombarduar vendbanimet civile

Më datë:

Njësitë e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri përgatitet që të fajësojnë Turqinë “se po shënjestron civilët” duke sulmuar disa vendbanime në qendër të qytetit Halep, (AA).

Grupet opozitare të moderuara në Idlib, depërtuan në radio marrëse-dhënëset e elementeve të regjimit të Assadit.

Sipas informacionit të transmetuar nga ana e opozitarëve, forcat e regjimit po bëjnë përgatitje që të sulmojnë lagjen Hamadaniye të Halepit, me të cilën synojnë të fillojnë propagandë që mban përgjegjës Turqinë për vrasjen e civilëve në këtë vend.

Forcat e regjimit të Assadit që nga dhjetori i vitit 2016 janë duke e kontrolluar plotësisht qendrën e qytetit të Halepit.

Grupet opozitare të moderuara, gjatë ditës kishin filluar operacion për të rimarrë vendbanimet në jug të Idlibit, të kontrolluara nga forcat e regjimit.

Opozitarët në kuadër të operacionit kishin hyrë në fshatin Nayrab që ndodhet në veriperëndim të rajonit Saraqib.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...