Manja prezanton drejtorin e ri të shërbimit të provës, paralajmëron trupën e specialistëve

Më datë:

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z.Ervin Hoxha, i cili e mori këtë detyrë pas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Gjatë prezantimit z.Manja ka kërkuar zbatimin e ligjit nga trupa e specialistëve të Shërbimit të Provës. “Porosia ime një dhe e vetme që i përmbledh të gjitha porositë që kam për ju, është zbatimi i ligjit”, ka thënë Manja.

Më pas, duke iu referuar problematikave të ngritura herë pas here në media, ai u ka kërkuar që të mos bëhen pjesë e makinacioneve në kurriz të së drejtës dhe ligjit.
“Ju si shërbim nuk jeni të pavarur.

Nuk jeni as një ishull me qeveri autonome, por jeni një shërbim që duhet t’ju udhëheqë ligji dhe vetëm ligji! Mbikëqyrja e dënimeve alternative duhet të jetë në funksion të qëllimeve që ka dënimi penal sipas ligjit dhe jo orekseve të individëve brenda shërbimit të provës dhe që s’ka lidhje me zbatimin e ligjit”, është shprehur ministri Manja, duke paralajmëruar se ai po punon që ky shërbim të jetë pjesë edhe e mbikëqyrjes së kontrollit të brendshëm, njësoj si burgjet.

Manja i është drejtuar trupës se do të jenë ata që do të dalin në mbrojtje të veprimeve të tyre përpara opinionit publik dhe medias.

“Ne jemi këtu për të bërë detyrën kundrejt ligjit dhe qytetarëve. Kaq. Ju keni aplikuar për të qenë pjesë e sistemit. Tani jeni pjesë e sistemit. Ky sistem është në shërbim të qytetarëve.

Nëse ndonjë e mendon ndryshe, dua t’ju them se nuk ka asnjë të paprekshëm”, ka thënë mes të tjerash z.Manja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...