15.5 C
Tirana

Greqia shtyn masat antiCOVID deri më 7 shkurt, Ministria e Jashtme: Ja çfarë duhet të paraqesin ata që udhëtojnë drejt shtetit grek

Më datë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
OSE
➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

✅ Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

ℹ️ Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...