Krimi horror në Kucovë/ Fqinji e mbyti me duar 64-vjeçaren, më pas e hodhi në kanal

Më datë:

KUCOVE– Arrestohet autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli në Kuçovë. Mësohet se pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Fetah Marra, 58-vjeç. Ngjarja ka ndodhur për shkk të një borxhi që autori i kishte familjes.

Viktima është gjetur gjysme e zhveshur ndërsa nga autopsia u arrit në përfundimin se ajo ka ndërruar jetë nga asfiksia si pasojë e mbytjes me duar.

Pasi e vrau ai e ka hedhur në kanal 1 km larg banesës së saj, ndërkohë që familjarët e kërkonin prej orësh të shqetësuar.

Pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë: Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar.
Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fetah Marra, 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen Fatime Suli, 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...