20.5 C
Tirana

Japonezët krijojnë zyra për punonjësit që duan të punojnë duke pushuar

Më datë:

Estetika japoneze është e njohur për qasjen e saj minimaliste duke dashur t’i mbajë gjërat e thjeshta dhe kryesisht të dobishme. Kështu që nuk është çudi që një kompani lider japoneze ndërtimi po përpiqet të adresojë mungesën e hapësirës për punë në shtëpi për shkak të pandemisë duke krijuar një ndërtesë të vogël zyre që mund të ndërtohet pranë shtëpive në vetëm dy ditë.

E ashtuquajtura “Hanare Zen” është një ndërtesë e vogël 91 cm e gjerë dhe 1.8 metra e gjatë e pajisur me priza dhe një zyrë. Është minimale, është e rehatshme, është ideale për punë në distancë.

Fjala “Hanare” do të thotë “veçmas” në japonisht, ndërsa “Zen” i referohet qetësisë dhe ndriçimit të shkollës budiste Mahayana.

“Është krijuar për njerëzit që kanë vështirësi të gjejnë një vend të rehatshëm për të punuar nga shtëpia dhe nuk duan të ndërhyjnë me familjen e tyre”, tha Chisa Uhiyama, një zëdhënëse e KI Star Real Estate.

Hanare Zen kushton 547,800 jen (4,240 euro) dhe tashmë është në dispozicion në Tokio.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...