22.5 C
Tirana

Johnson: Rreth 90% e pacientëve në kujdesin intensiv, pa doza përforcuese të vaksinës antiCovid

Më datë:

Rreth 90 për qind e pacientëve me koronavirus, të shtrirë në kujdes intensiv, nuk kanë pasur doza përforcuese të vaksinës, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, teksa mbroji vendimin e tij që të mos shtrëngojë masat kundër pandemisë në Angli.

Duke folur nga një qendër vaksinimi, Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të marrin dozat përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, duke thënë se “shumica” e rasteve aktuale në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese.

“Kam biseduar me mjekët që thonë se rreth 90 për qind e personave në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese”, tha Johnson.

Ai paralajmëroi se ata që nuk janë vaksinuar “kanë tetë herë më shumë gjasa që të hospitalizohen”.
Mbretëria e Bashkuar është goditur rëndë nga varianti i ri Omicron dhe Anglia dhe Uellsi kanë regjistruar numër rekord të rasteve më 28 dhjetor.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 148,021 viktima, që është numri më i lartë i regjistruar nga ndonjë shtet në Evropë. Mbi 32.5 milionë qytetarë kanë marrë doza përforcuese, tha kryeministri Johnson.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kthesë në Energjetikë| Për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

Për herë të parë në sektorin energjetik, kapaciteti i...

Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon farsën zgjedhore të 11 maji, sikur të ishim në Siberi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes...

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja, djali dënohet me burg përjetë

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për ngjarjen e...

Paketa e Maleve, Demo: I japim “puls” zhvillimit të zonave rurale

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, njofton se investimet...