15.5 C
Tirana

Çela: Prokurorët, mbështetje të plotë për të vepruar kundër krimit

Më datë:

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se prokurorët kanë mbështetjen e plotë për të vepruar kundër krimit të organizuar.

Në një prononcim për mediet duke folur për ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend, Çela tha se  “prokurorët kanë pasur mbështetje për të vepruar në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por dhe të Policisë së Shtetit”.

“Me gjithë vështirësitë, mesazhi i dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda që kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër. Do hetohen ngjarjet e rënda. Unë ju siguroj që prokuroria vazhdon të kryejë funksionet kushtetuese dhe ligjore” tha Çela.

Në lidhje me hartën e re, Çela u shpreh se “ka domosdoshmëri për hartën gjyqësore”.

“Nevoja është ekstreme për shkak të reformës që po zbatohet në drejtësi, procesit të vetingut. Kemi një numër gjithmonë e më të paktë të magjistratëve në disa nga gjykatat dhe prokuroritë kryesore. Tek prokuroria problemi është i mprehtë në shumë prej tyre, tashmë. Ndaj harta është domosdoshmëri, instrumenti i duhur për të pritur deri në plotësimin e sistemit me magjistratë, ndaj është e vetmja zgjidhje”, u shpreh Çela.

“Së dyti, përsa i përket infrastrukturës mendoj se ka opsione për zgjidhje. Mendoj se mund të përballohet në fazën aktuale me përdorimin e godinave që mund të jenë të disponueshme. Për këtë ne do bashkëpunojmë qoftë me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Ministrinë e Drejtësisë për përcaktimin e atij rrugëtimi që do të duhet deri në zbatimin e planit. Mendoj se do kemi mbështetjen e plotë për mbulimin e nevojave të prokurorisë të paktën kalimtare deri sa të kemi një planë afatgjatë deri në ndërtimin e godinave të reja nëse do të ketë nevojë qoftë të përbashkëta mes prokurorisë dhe gjykatës apo vetëm të prokurorisë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...