14.5 C
Tirana

Serrat me luleshtrydhe prej 20 ditësh në baltë! Fermerët në protestë, takojnë kryebashkiakun e Fierit

Më datë:

Tokat e mbjella me luleshtrydhe, që u përmbytën nga shirat e 12 dhjetorit janë ende nën pushtetin e baltës.

62 fermerë u mblodhën këtë të martë para bashkisë Fier, ku takuan kryetarin e bashkisë. Ata thonë se mbi 30 hektarë sera janë dëmtuar dhe kosto është e lartë.

Në takimin me kryebashkiakun, fermerët u përfaqësuan nga kreu sindikatës së fermerëve Eduard Sharka, i cili u shpreh se kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga përmbytja dhe asnjë komision verifikuesish të dëmeve nuk ka kontaktuar me ta:

“Na tha shumë shpejt, por ne do të vijmë prapë këtu dhe do të kërkojmë të drejtën që na jep ligji. Kryetari i bashkisë u zotuar dhe për urën që është pengesa kryesore”.

Për shumë fermerë ky ishte sezoni i pari që kultivojnë luleshtrydhe. Ata kërkojnë dëmshpërblim të dëmeve.

Fermeret e zonave Kafaraj, Ade, Cerven vijojnë të kenë nën baltë serat e mbjella, ndërsa ulja e temperaturave po ndikon më tej në tharjen e bimëve. Fermerët paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë zgjidhje, do të dalin sërish në protestë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...