13.5 C
Tirana

Fluksi për festa/ Personel mjekësor në Pikën Kufitare të Morinës për të verifikuar certifikatat e vaksinimit

Më datë:

Prej sot në pikën kufitare të Morinës është vendosur një personel mjekësor për verifikimin e certifikatave të vaksinimit për qytetarët që kthehen nga shtetet e perëndimit për festat e fundvitit.

Ndërsa Kosova ka ngritur edhe një qendër vaksinimi, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që ta kryejë këtë proces në kufi e për të shmangur kthimet e tyre për shkak të mungesës së pasaportës së vaksinimit.

Paraditja e sotme ka shënuar fluks të lartë lëvizjesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinës, por jo radhë të gjata, kjo për shkak të masave lehtësuese gjatë kontrollit nga policia kufitare, e cila ka udhëzime të veçanta në prag festash.

Kryesisht janë emigrantë që kthehen për festat e fundvititi, e për të cilët ky vit ishte i pazakontë për shkak të pandemisë.

Vetëm gjatë ditës së sotme kanë kaluar kufirin më shumë se 6300 qytetarë e 3120 automjete.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...