Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet për gjetjen e trupit të Tefik Xhikës, 47-vjeçarit që dyshohet është mbytur në lumin Drin.
Mësohet se kërkimet po bëhen nga banorë të zonës, familjarë dhe policia, 2 ditë pasi nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie të dielën dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin nga ku ka humbur cdo gjurmë.
Familjarët dyshojnë se ai është mbytur.
Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.


