TIRANE– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg nënkomisarin e Fierit, Festim Lelaj i akuzuar për trafik lëndësh narkotike në kuadër të grupit kriminal.
Lelaj është arrestuar si personi që ka organizuar trafikimin e 2.8 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Sasi e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona, ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.
Lelaj ndodhet në hetim edhe për dosjen “Shpirti”.


