FRANCE– Qeveria franceze ka njoftuar për masat e reja për të luftuar pandeminë e Covid-19, pas shfaqjes së variantit të ri Omicron.
Mësohet se nga 3 janari, puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për ata që munden dhe organizimet publike do të kufizohen në 2,000 persona në ambientet e mbyllura.
Masat e rrepte vijnë pasi të shtunën u regjistruan më shumë se 100,000 raste të reja infektimesh.
Megjithatë, kryeministri francez, Jean Castex nuk ka marrë masa izolimi për natën e Vitit të Ri.
Në masat e reja përfshihet edhe kufizimi për organizimet e jashtme me vetëm 5,000 persona, si dhe ndalesa për të ngrënë ushqim nëpër mjete të transportit gjatë udhëtimeve të gjata.
Klubet e natës do të mbeten të mbyllura dhe kafiteritë do të punojnë me kapacitete të kufizuara.


