13.5 C
Tirana

Heqje mandati për deputetët “non grata”? Celibashi: Duhet ndryshuar ligji, që Të ketë qartësi më të madhe

Më datë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon qartësim të ligjit të dekriminalizimit. Në një intervistë , Ilirjan Celibashi shprehet se nisma duhet amenduar për të shmangur interpretimet kur bëhet fjalë për ndërprerjen e mandatit.

A përbën shpallja “non grata” shkak për të humbur mandatin e deputetit? Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është i mendimit se ligji për dekriminalizimin nuk e ka të specifikuar qartë këtë çështje.

Ai sugjeron ndërhyrje ligjore që do të shmangnin interpretimet e debatet në zbatim.

“Ndoshta disa përkufizime në lidhje me kushtet e ndalimit. Duhet të ketë qartësi më të madhe në kodin zgjedhor në mënyrë që të mos jenë pjesë e diskutimeve apo interpretimeve, sipas interesit politik apo interesave të tjera”, shprehet Celibashi.

Ligji i dekriminalizimit është cilësuar nga juristët si tepër i rëndë, por për drejtuesin e KQZ, efektet e tij kanë qenë pozitive.

“Në tërësi ky ligj ka justifikuar qëllimin edhe pse secili prej nesh ka kriticizmin e vet se sa proporcional është ky ligj për të pasur institucione përfaqësuese të pastra në kuptim të përbërjes së tij”, shtoi Celibashi.

Debati për ndërprerjen e mandatit parlamentar të deputetëve të shpallur “non grata” nisi me rastin e Tom Doshit, kur PD i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve moskandidimin e tij në zgjedhjet e prillit të kaluar. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga anëtarja e PD-së në KQZ, Helga Vukaj, por debati u mbyll me dorëheqjen e vetë kreut të Partisë Socialdemokrate.

E njëjta situatë tashmë është krijuar me Sali Berishën, por duket se pa një qartësim ligjor mbi këto raste, KQZ nuk ka ndërmend të ndërhyjë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...