15.5 C
Tirana

Zbardhen 12 vjedhje banesash e biznesesh në Tiranë, 4 të arrestuar

Më datë:

TIRANE– 4 te rinj jane arrestuar pasi akuzohen per 12 vjedhje, banesa dhe biznese.

Në aksionin e zhvilluar nga Komisariati Nr. 6 janë sekuestruar një granatë, një automjet, piktura me vlerë, një mjet prerës për lëndë drusore, një biçikletë, një sasi parash dhe mjete që autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Shtegtarët”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: B. A., 27 vjeç; L. H., 24 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim (të tre të dënuar më parë për vjedhje); K. L., 17 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Këta 4 shtetas janë arrestuar në kushtet e flagrancës, gjatë kohës që ishin duke vjedhur në një farmaci në rrugën “Petraq Leka”, në Kombinat.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi F. L., 29 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 11 rasteve të vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjeve të banesave dhe bizneseve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash;

Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit B. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;

Më datë 18.11.2021, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një sasi të papërcaktuar parash dhe paketa cigaresh në marketin në pronësi të shtetasit V. U.;

Më datë 21.12.2021, në rrugën “Tefta Tashko” dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë në pronësi të shtetases V. P.;

Më datë 21.12.2021, në Qytetin e Nxënësve në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan;

Më datë 25.12.2021, në rrugën “Budi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa paketa cigaresh në marketin me menaxhere shtetasen A. Sh.;

Më datë 25.12.2021, në qytetin e Belshit, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur një pajisje prerëse për materiale drusore në një banesë;

Më datë 26.12.2021, në qytetin e Belshit, kanë tentuar të vjedhin një farmaci;

Më datë 26.12.2021, po në qytetin e Belshit kanë tentuar të vjedhin një kancelari;

Më datë 26.12.2021, në fshatin Pezë, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit G. R.;

Më datë 26.12.2021, në Durrës, në një market në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi A. F., 31 vjeç, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së 4 pikturave, në një dyqan. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet, një granatë (e gjetur në banesën e shtetasit K. L.), mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 biçikletë, 4 piktura, një sasi parash dhe një mjet prerës për lëndë drusore.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...