13.5 C
Tirana

Balla: Nëse Ilir Meta shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, është përcaktuar kush i kryen detyrat e Presidentit

Më datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet politike.

Duke u ndalur te vendimi i mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, Balla theksoi se tashmë gjithçka është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, PS e ka bërë publik qëndrimin e saj për Metën dhe tani çdo shprehje do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës.

“Kjo nuk është një pyetje që mund t’i jap përgjigje sot. Ne kemi thënë që ditën e parë, që ne do të respektojmë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese.

Ajo që Grupi i PS ka vendosur si standard është se vendimet e gjykatës nuk komentohen, por vetëm zbatohen.

Ne do mirëpresim çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do të bëjmë asnjë koment, derisa gjykata të shprehet për këtë çështje.

Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.

Tani nuk mund të japim komente shtesë, se kjo nuk i bën mirë marrëdhënieve ndërinstitucionale.

Çdo shprehje e jona do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas afateve kushtetuese duhet të shprehet në fund të janarit deri në mes të shkurtit për këtë rast.

Sa i përket përfundimit të mandatit 5-vjecar të Metës, në fund të muajit prill Kuvendi hyn në afatet për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Nëse do kemi ndërprerje të parakohshme të mandatit të Presidentit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është përcaktuar kush kryen detyrat e presidentit gjatë kohës që vendi ka një president të shkarkuar”, u shpreh Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...