Gjermania rrit fushatën e vaksinimit me doza përforcuese për të luftuar llojin Omicron

Më datë:

Gjermania ka rritur fushatën e saj të vaksinimit me doza shtesë kundër koronavirusit, derisa vendi po përgatitet për një valë të re të pandemisë për shkak të llojit shumë më infektiv Omicron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore gjermane konfirmuan se deri më tani 29 milionë doza përforcuese janë administruar në mbarë vendin dhe pothuajse 33 milionë të tjera do të jenë të disponueshme në tre javët e ardhshme.

“Ne kemi zgjedhur rrugën e vaksinimit me doza përforcuese me një shpejtësi rekord për të reduktuar vdekjet dhe sëmundjet e rënda nga Omicron. Vaksinimi me dozë përforcuese ul rrezikun. Administrimi i sa më shumë dozave përforcuese mbetet strategjia jonë”, shkroi në rrjetet sociale Karl Lauterbach, ministër i Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, qeveria bleu 30 milionë doza të vaksinës Moderna, si dhe 3 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech për fushatën e vaksinimit me doza përforcuese.

Vendet evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Spanjën, kanë regjistruar raste rekord të koronavirusit këtë javë, të shkaktuara nga lloji i ri Omicron.

Instituti ‘Robert Koch’ i Gjermanisë gjatë ditës së fundit raportoi 35.431 infeksione të reja dhe 370 vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...