Vrasja e Can Kariçit/ Viktima ishte i armatosur dhe nën masën “arrest shtëpie”

Më datë:

TIRANE- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Can Kariçit, mbrëmjen e djeshme në Kodër Kamëz.

Autorët dyshohet se ishin dy, ndërsa makina me të cilën levizën dhe kryen vrasjen u gjet duke u djegur në Institut.

Kariçi kishte precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Ai ishte arrestuar në fund të muajit shkurt 2021 për armëmbajtje pa leje, por është liruar në rrethana të paqarta nga gjykata.

Aktualisht ai ishte nën masën e arrestit shtëpiak. Por pavarësisht këtij fakti, edhe pse atij i ishte zbutur masa e sigurisë nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie” dhe akuzohej për armëmbajtje pa leje, sërish Karriqi ka vijuar të mbajë me vete pistoletë për shkak se i druhej një sulmi me armë.

Kariçi nuk e ka respektuar as masën e “arrestit të shtëpisë” dhe ka lëvizur lirshëm edhe pse i druhej një sulmi të mundshëm.

Kariçi u gjet brenda makinës së tij, rreth orës 20:00 mbrëmjen e kaluar. 35-vjeçari u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Policia nuk ka ende një pistë mbi ngjarjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...