23.5 C
Tirana

Pritje deri në katër orë e kolona 400 metra, kjo është gjendja nëpër pika kufitare

Më datë:

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit, po përballen me pritje tëpër të gjata nëpër pikat kufitare.

Atyre po u bie që të presin deri në katër orë për të hyrë në vend.

Sipas infografikës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare.

240 minuta janë pritjet për hyrje në vend përmes kësaj pike kufitare. Kolona atje aktualisht është 400 metra.

Të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, në Jarinje 30 minuta, derisa në Mutivodë 10 deri në 15 minuta.

Ndërkohë, për të dalë nga vendi, ju duhet të prisni më së shumti 15 minuta.

Sipas MPB’së, të gjitha rrugët që shpiejnë për në këto pikëkalime kufitare janë të kalueshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...