12.5 C
Tirana

AstraZeneca, vaksinë të re kundër variantit Omicron

Më datë:

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit njoftuan se po punojnë për një vaksinë të re, specifikisht kundër variantit Omicron.

Vaksina i përket klasës së adenoviruseve, pra një virus i dobësuar, që futet në ADN-në e individit dhe shkakton sëmundje të lehtë për të krijuar anti-trupa, që të mbrojnë nga virusi real.

Sandy Douglas, një prej shkencëtarëve të Oksfordit, tha se vaksinat e klasës së adenoviruseve, “në parim mund të përdoren ndaj çdo varianti të ri më shpejt se sa mendohej më parë”.

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore Lancet, mbrojtja nga vaksina aktuale e AstraZeneca-s, fillon të dobësohet 3 muaj pas dozës së dytë. Studimi del ndërsa janë shtuar kërkesat nga qytetarët për të marrë dozën e tretë, mes përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron.

Izraeli ndërkohë njoftoi se do të fillojë të japë dozën e katërt. Sipas një grupi këshillimor në Izrael doza e katërt do t’u jepet personave mbi 60 vjeç. Ajo mund të jepet katër muaj pas dozës së tretë.

Izraeli ka qënë më përpara se vendet e tjera në fushatën e vaksinimit të qytetarëve të tij.voa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...