12.5 C
Tirana

Falimenton kompania amerikane “Pier 1 Imports”

Më datë:

Ndërmarrja amerikane e orendive shtëpiake dhe dekoreve “Pier 1 Imports”, e cila ka rreth 1.000 dyqane në SHBA dhe Kanada ka paraqitur falimentimin pas problemeve financiare ndër vite,  (AA).

Kompania, e cila tashmë ishte në procesin e mbylljes së 450 dyqaneve, po ashtu bëri të ditur se ka miratimin e huadhënësve të saj për shitjen e kompanisë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë dhe i financave, Robert Riesbeck, tha se vendimi për të paraqitur mbrojtje falimentimi do t’i japë kompanisë më shumë “kohë dhe fleksibilitet financiar” për të çuar kompaninë “Pier 1 Imports” deri në shitje.

Kompania tha se do të fillojë procedurat e falimentimit edhe në Kanada.

Shitësi me pakicë me qendër në SHBA ka vuajtur gjithnjë e më shumë nga efektet negative të rritjes së tregtisë elektronike. Më herët, zinxhiri i supermarketeve “Walmart”, po ashtu njoftoi se do të ul kostot e kompanisë duke mbyllur qindra dyqane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta...

Vrau gruan shtatzënë, vdes pas 13 vitesh burg autori i krimit makabër në Orikum

Ishte dhjetori i vitit 2012 kur u raportua një...