13.5 C
Tirana

Plagosi me thikë 2 vëllezërit në Fier, pranga autorit

Më datë:

FIER- Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për plagosje. I arrestuari është K.T pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, vëllezër me njëri tjetrin.

Ata u dërguan për mjekim në spital ndërsa nuk dihet gjendja ee tyre shëndetësore.

NJOFTIMI

Plagosi me thikë 2 shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia 27-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...