14.5 C
Tirana

Kosovë: 89 për qind e viktimave me COVID-19, të pavaksinuar plotësisht

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha se sipas të dhënave nga 5 gushti deri më 1 dhjetor, 89 për qind e viktimave me COVID-19, kanë qenë të pavaksinuar plotësisht. Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe, kanë vdekur 1,435 persona dhe 1,280 prej tyre kanë qenë të pavaksinuar plotësisht.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të marrë dy doza të vaksinës dhe dy javë pas dozës së dytë ai konsiderohet i vaksinuar plotësisht.

“Kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga COVID-19”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në marsin e vitit 2020, deri më 12 dhjetor, në Kosovë kanë vdekur 2,987 persona.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar mbi 772 mijë qytetarë dhe me një dozë mbi 871 mijë persona.

Të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë qytetarët mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës AstraZenca dhe Pfizer/BioNTech – dy vaksina të miratuara për përdorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane për Barna.

Në Kosovë ka nisur edhe imunizimi i qytetarëve me dozën përforcuese dhe dozën e tretë dhe ato mund t’i marrin personat mbi 18 vjeç.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BH – Të paktën 11 të vdekur nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Tuzla

Të paktën 11 banorë kanë humbur jetën në një...

Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari 2026, subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari...

Balluku: 230 mijë shërbime të transportit rrugor për qytetarët në Fier

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Komisioni i Jashtëm kalon propozimin: Ermal Dredha ambasador në Zvicër

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...