10.5 C
Tirana

Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Më datë:

Ushtria e Turqisë ka neutralizuar tetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut, përfshirë një “përgjegjës të njësisë për sulme dhe sabotazh”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, (AA).

Sipas një njoftimi nga ministria, disa nga terroristët në zonat e bazave të organizatës terroriste në Hakurk ishin në gatishmëri për të kryer sulme.

“Përmes një operacioni ajror, janë neutralizuar tetë terroristë të PKK-së, përfshirë përgjegjësin e njësisë për sulme dhe sabotazh të njohur me emrin e koduar ‘Harun'”, thuhet në njoftimin e ministrisë turke.

Organizata terroriste PKK shpesh përdor pjesën veriore të Irakut për të kryer sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë personave, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës: Kërcënon vajzën, më pas dëmton veten – çfarë zbardhën hetimet

Babai kërcënon vajzën me thikë dhe më pas qëllon...

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...