Ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e përbashket e qeverise së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama ku përmes një njoftimi në facebook, shkruan se mbledhja do të mbahet në Elbasan.
Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.


