Palestinezët heqin barrikadat e betonit të vendosura nga ushtria izraelite

Më datë:

Palestinezët mbajtën protesta në Ramallah të Bregut Perëndimor të okupuar kundër të ashtuquajturit plan i paqes i shpalosur nga presidentit amerikan Donald Trump, (AA).

Palestinezët në fshatin Deir Nizam në veriperëndim të Ramallahut u përpoqën të heqin barrikadat e betonit të vendosura nga forcat ushtarake izraelite në hyrje të fshatit.

Barrikadat e betonit janë ngritur në zonë pas planit të ashtuquajtur të paqes amerikan në Lindjen e Mesme muajin e kaluar.

Në një moment, policia izraelite ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës, kurse palestinezët u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë.

Palestinezët në fund arritën të hiqnin disa nga barrikadat e betonit dhe të lejonin që makinat të kalonin nëpër zonë.

Më 28 Janar 2020, presidenti amerikan Donald Trump publikoi të ashtuquajturin plan i paqes për Lindjen e Mesme në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump tha se plani parashikon që Kudsi të jet kryeqyteti i pandarë i Izraelit dhe se ky është shansi i fundit për një shtet të pavarur palestinez.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...