13.5 C
Tirana

Erdoğan bisedë telefonike me Trump

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, (AA).

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Trump gjatë bisedës telefonike kanë diskutuar çështjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Dy liderët i kanë cilësuar si të papranueshme sulmet e regjimit sirian dhe kanë këmbyer mendime në lidhje me përfundimin sa më parë të krizës në Idlib.

Gjatë bisedës po ashtu është theksuar rëndësia e kthimit të paqes dhe stabilitetit në Libi.

Dy liderët kanë ngelur dakord për t’i rifilluar negociatat për rritjen e vëllimit tregtar dypalësh në 100 miliardë dollarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...