13.5 C
Tirana

Devolli, “hambar” inertesh/ Masakra mjedisore ndodh edhe në Bashkinë e devollit, buzë rrugëve

Më datë:

Brigjet e lumenjve mbeten hambari më i madh i mbetjeve në Shqipëri.

Në anën e lumit Devoll, në bashkinë me te njëjtin emër ku sikundër mund të shihet këtu kemi një vend grumbullim të madh mbetjesh inerte.

Edhe pse për qarkun e Korçës u investuan 14 mln euro për ndërtimin e Landfillit të Maliqit, i cili do të trajtojë mbetjet e 6 bashkive duket se për inertet kjo problematike mbetet ende e pazgjidhur. Ato lihen këtu në mes të ditës në pritje që dikush t’i heqë ato.

Si të mos mjaftojë Bregu i lumit banorët që nuk jetojnë në afërsi të tij e gjejnë zgjidhjen në anë të rrugës aq sa territori i Bashkisë Devoll duket si një mall pa zot.

Ndodhemi në fshatin Fitore në anë të rrugës ku kalojnë qindra mjete dhe këtu ka pirgje të tjera me inerte.

Grumbullimi dhe hedhja e inerteve të aktivitetit ndërtimor në anë të lumenjve në fusha, apo ambiente të tjera të hapura mbetet ende një problem madhor të cilit nuk ka mundur t’i shpëtojë as Parku Kombëtar i Prespës.

Ne ndodhemi pikërisht në hyrje të tij, pak metra larg tabelës sinjalizuese në krah të shpellës së Trenit pikërisht në zonën e Devollit ku siç mund të shihet nga pamjet kemi një tjetër fushë gjigante me pirgje inertesh.

Ndërkohë që ligji parashikon sanksione dhe penalitete për kompaninë apo personat që e shkelin atë duket se zinxhiri i gjatë i institucioneve që duhet të mbrojë mjedisin dhe të shmangin katastrofa të tilla mjedisore nuk funksionon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...

Berisha fton qytetarët në protesta: Fuqizim dhe rrëzim i Ramës në fokus

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve...