41-vjeçari rreh me grushte tre vajza te “Myslym Shyri”, arrestohet nga policia

Më datë:

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale. Vjedhje, dhunë e të dehur në timon, kush janë të arrestuarit nga blutë e kryeqytetit. Mes të arrestuarve është edhe një 41-vjeçar që ka kanosur dhe rrahur me grushte 3 vajza në zonën e “Myslym Shyrit”.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. N., 41 vjeç, pasi në një stacion autobusi i ka vjedhur telefonin shtetases S. P., 20 vjeçe.

Gjithashtu nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: – Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B.; – Më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 41 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me grushte 3 shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. I., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – N. M., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa lejen përkatëse; – F. Xh., 47 vjeç; A. Gj., 52 vjeç dhe Xh. V., 61 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...