10.5 C
Tirana

Delegacioni turk të hënën në Moskë për bisedime rreth Idlibit

Më datë:

Një delegacion turk do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime rreth krizës në rajonin sirian të Idlibit, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu,  (AA).

“Delegacioni turk të hënën do të marrë pjesë në bisedime në Moskë”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media pas një takimi me homologun e tij gjerman Heiko Maas në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Nga ana tjetër, Maas i kërkoi Rusisë të shfrytëzojë ndikimin e saj ndaj regjimit të Bashar al-Asadit për “të ndaluar sulmet në Idlib”.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlibin në një zonë deeskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, më shumë se 1.800 civilë janë vrarë nga sulmet e regjimit dhe aleatëve që nga ajo kohë, duke shkelur armëpushimin e vitit 2018 dhe atë që filloi më 12 janar.

Më shumë se 1,7 milion sirianë kanë ikur afër kufirit turk për shkak të sulmeve intensive gjatë vitit të kaluar.

Turqia mbetet vendi me numrin më të madh të refugjatëve, duke strehuar më shumë se 3,7 milion migrantë që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...