21.5 C
Tirana

Franca konfirmon viktimën e parë në Evropë nga koronavirusi

Më datë:

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa po shënon nga të paktën 100 viktima në ditë. BBC raporton sot se është regjistruar viktima e parë në Evropë.

Mësohet se një turiste kineze ka ndërruar jetë në Francë, pasi është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Viktima është një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Francës. Siç raporton BBC, turistja kishte mbërritur në Francë më 16 janar dhe ishte vendosur në karantinë, në një spital të Parisit.

Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei, ku u shfaq për herë të parë. 2,641 persona të tjerë janë konfirmuar rishtas si të infektuar, duke e çuar numrin në 66,492.

Franca ka thënë më parë se ka konfirmuar 11 raste të koronavirusit, të quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë mbeten në spital.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qendrat e votimit u hapën sot herët në Holandë...

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë në Riad, e cilëson si mik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad...

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohet një person

Policia e Shtetit bën me dije sot se është...

Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...