10.5 C
Tirana

Anulimi i rikonstruksionit për rrugën e Komanit/ Banorët dalin në protestë dhe kërcënojnë për bllokimin e aksit

Më datë:

Banorët, operatorët turistikë të Komanit, Lumit të Shalës, Valbonës, Tropojës dhe Pukës këtë të enjte dolën në protestë pas deklaratës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se rruga e Komanit nuk është përcaktuar në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022, madje as në atë afatmesëm.

Ata e konsiderojnë një deklaratë të tillë absurde, për vetë faktin se rruga e Komanit është prioritare për turizmin malor dhe të ardhurat që fitohen prej saj kalojnë shifrat e miliona eurove.

Për një nga banorët e zonës, anulimi i këtij projekti është i papranueshëm, pasi hidrocentrali i Komanit është më i fuqishmi në vend dhe për shkak të tij shteti shqiptar fiton miliona euro në javë, pa llogaritur që kohët e fundit është shndërruar në një destinacion turistik shumë i frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj.

Ai thekson se banorët e kësaj zone janë harruar nga shteti, ndërsa ky i fundit ndërton rrugë në zona që s’merr asgjë pas.

“Rruga është shumë e rrezikshme. Ne jemi rritur këtu dhe ruhemi, por shumë turistë janë rrëzuar për shkak se nuk e njohin rrugën. Pas 22 viteve emigrim jam kthyer për të investuar në këtë vend, por tani jam bërë për të ikur natën”, thotë një banor.

Banorët deklaruan se do të vendosin një afat të shkurtër kohor dhe nëse shteti nuk reagon për rregullimin e këtij aksi, ata do të bllokojnë rrugën.

“Sot jemi mbledhur 30 persona për rrugën e Komanit, për përfundimin e kësaj rruge ne do t’i lëmë një afat shtetit, pastaj nga nesër e mbrapa rruga e hidrocentralit do të bashkohet, pasi 80% e energjisë së Shqipërisë kalon nga kjo rrugë. Ne do të bllokojmë rrugën, qeverisë do t’i lëmë një afat shumë të shkurtër kohor”, tha një prej tyre.

Rruga e Komanit është një aks i rëndësishëm për aksesin drejt potencialeve turistike të Alpeve dhe ishte parashikuar të rikonstruktohej nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Lajmi për rikonstruksionin e rrugës në atë kohë u bë i ditur nga kreu i KESH, Benet Beci. Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës.

Rikonstruksioni i kësaj rruge, deklarojnë banorët, sjell edhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te...

MILANO 2026 – Paralimpikët ukrainas bojkotojnë ceremoninë e hapjes

Sportistët paralimpikë ukrainas do të bojkotojnë ceremoninë e hapjes...

Kurti: Ligjet për byronë shtetërore dhe çmimet tavan, prioritete të qeverisë

Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, miratoi të...

Moti i keq mbyll aeroportet e Vjenës dhe Mynihut

Aeroporti i Vjenës pezulloi sot fluturimet, pasi reshjet e...