Kamp refugjatësh në Shqipëri? Rama përgënjështron mediat britanike: Kurrë s’do lejojmë ngritjen e një kampi për vendet e pasura

Më datë:

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka mohuar raportimet nga mediat britanike se në Shqipëri do të instalohet një kamp refugjatësh.

Në një deklaratë për gazetarët, Rama tha se vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë një vend ku shtetet e pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.

Pyetje: Si e shpjegoni faktin që mediat brtianike i mëshojnë faktit që ministrat janë shpresëplotë për një marrëveshje për instalimin e një kampi refugjatësh këtu në Shqipëri?

S’jam këtu për të shpjeguar se pse i bëjnë këto, por meqë më pyesni Shqipëria s’do jetë kurrë një vend ku vendet shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë!”, tha Rama.

Emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri, sipas Daily Mail.

Ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili në vendin e Evropës Lindore, e cila besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore .

Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve, sipas Times .

Megjithatë, projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim.

“Kjo është shpresa jonë e vetme, pasi asgjë tjetër nuk po funksionon”,  tha një ministër i paidentifikuar për gazetën.

Raportet e mëparshme të planeve për qendrat e përpunimit në det të hapur, duke përfshirë përdorimin e platformave të papërdorura të naftës në Detin e Veriut  të cilat u diskutuan vitin e kaluar përfundimisht rezultuan të pafrytshme.

Por gjasat për të nënshkruar një marrëveshje me Tiranën tani ‘dukeshin mirë’, tha një burim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka e përgënjeshtroi idenë vetëm muajin e kaluar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...