Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1,491 raste të reja që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7-ditore është pra 1237 raste ose 35 për qind më shumë se në javën e kaluar. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 16 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 173.24.
BAG raporton po ashtu 26 shtrime të reja në spital, dhe, mesatarja 14-ditore është 17 shtrime në ditë, që i bie 12 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Aktualisht 412 persona po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Ndërsa për momentin janë 99 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 12 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 9 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 4 të vdekur ose 13 për qind më pak se në javën e kaluar.


